Sipas mediave Angleze Liverpuli ka blerë për 13.75 milion stërlina Xherdan Shaqirin.
Xherdan Shaqiri do të jetë transferimi i radhës i Liverpoolit.
Ylli i Stoke Cityt ka arritur marrëveshje me gjigantin e Premier Ligës. Ai pritet që sot t’i kryejë testet mjekësore dhe të prezantohet si futbollist “The Reds”.
Shaqiri u transferua në Premier Ligë tek Stoke City nga skuadra e Interit.
Ai me Stoken zhvilloi 100 ndeshje dhe shënoi 18 gola.