SHBA-Ylli i Reality show amerikan Lyric McHenry është gjetur e vdekur pas festimit të ditëlindjes së saj në Bregun Lindor, raportojnë mediat amerikane. Policia e New York City konfirmoi se 26-vjecarja është gjetur në autostradën Major Deegan Expressway mëngjesin e të martës.

Viktima është transportuar në Bronx-Lebanon hospital ku u shpall e vdekur. Policia tha se nuk kishte shenja të dukshme dhune. Në Instastory Lyric kishte dokumentuar me foto dhe video, deri herët në mëngjes, mbrëmjen e kaluar në Big Apple.

Ajo u regjistrua në The Frederick Hotel, SoHo Grand Hotel and Dream Downtown.
Gjithashtu ylli i reality kishte postuar video të saj duke kërcyer në shoqërinë e miqve që i uronin ditëlindjen. Edhe motra e saj Maya McHenry ju bashkua festimeve duke komentuar videon e festimeve.

Një qese e vogël e kokainës u gjet afër saj në vendin e ngjarjes dhe ajo kishte të veshur vetëm pizhame, raporton Daily Mail.

‘Policia po e heton rastin’, thanë autoritetet në një deklaratë.

Lyric thuhet se ishte 20 javëshe shtatzënë.
(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: