Sinjali ishte i qartë nga vetë presidenti Ardjan Takaj në prezantimin e Orges Shehit. Skënderbeu nuk ka ndërmend të presë pambarimisht senatorët e vitit të kaluar, duke filluar nga Kristi Vangjeli, Tefik Osmani, Gjergji Muzaka dhe Gledi Mici, të cilëve u ka përfunduar kontrata dhe shanset për rinovim janë thuajse zero.

Drejtuesit prisnin që deri dje dhe maksimumi sot, futbollistët të kthenin një përgjigje zyrtare. Mirëpo, duket se asgjë nuk ka ndryshuar dhe lojtarët mund të quhen zyrtarisht të larguar nga Korça.

Gjithsesi, ajo që ka më shumë rëndësi në këto momente është pikërisht fakti se pse këta futbollistë nuk janë të vendosur të japin përgjigjen pozitive. Burimet pranë klubit korçar bëjnë me dije për “Panorama Sport” se arsyeja e këtyre hezitimeve është pikërisht ngërçi i kontratës dhe kushteve të reja.

Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/ekskluzive-zbulohet-arsyeja-pse-senatoret-u-larguan-skenderbeu-pret-oto-xhonin/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb