TIRANE– Çështja e Teatrit Kombëtar nëse duhet rikostruktuar godina ekzistuese apo të ndërtohet një godinë e re vijon të shkaktojë debate mes artistëve, politikës apo edhe opinionit publik.

Një pjesë e artistëve janë kundër shembjes së kësaj godine pasi sipas tyre mbart vlera historike, ndërsa të tjerë mbështesin idenë për ndërtimin e një Teatri të ri bashkëkohor. Por një dokument i vitit 1958 tregon se kushtet e vështira ku punonin artistët ishte prezent edhe atëherë në Teatrin Kombëtar.

Në letërkëmbimin midis Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Kulturës 70 vite më parë theksohet qartësisht se gjendja e godinës ku është e sot teatri nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën. Që në vitin 1958, qeveria komuniste ngrinte alarmin se spektatorët rrezikohen seriozisht nga zjarri, pasi mungonin kushtet.
36087396_454569781635530_3560918592968982528_n
Dokumenti:
Lënda: Mbi rrezikun nga zjarri që paraqet Teatri Popullor
Ministrisë Arsim Kulturës
Siç jini vënë në dijeni edhe herë të tjera, godina e Teatrit Popullor paraqitet krejt e pasiguruar nga rreziku i zjarrit.
Gjendja sot është e atillë sa mund të themi se nuk ka asnjë siguri, qoftë nga konstruksioni i godinës, ashtu edhe nga materialet e shumta që janë vendosur ngjitur me skenën. Veç kësaj, në Teatër nuk ka mjete për të përballuar zjarrin para se të vinë mjetet zjarrfikëse, si p.sh hidrantë të brendshme uji, motopompa zjarrfikëse, etj. Kështu që spektatorët në atë lokal mund të rrezikohen seriozisht nga zjarri.
Duke parë këtë gjendje mendojmë se është e nevojshme të shpejtohet marrja e masave në këtë drejtim.
Në mungesë të ministrit dhe me autorizim:
Zv.ministri i Punëve të Brendshme
Gjeneral-Major
Xhule Çiraku

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: