TIRANE-Fakte tronditëse për falsifikimin e pronave në zonën e Himarës janë zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit”. Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaroi se një qytetare nga Himara, e quajtur Dhespulla Mai, e cila ka humbur jetën në vitin 1998, është bërë pronare e 2100 m2 tokë, pas 9 vitesh.

“Kemi një rast që një person ka ndërruar jetën në 1998 dhe ka fituar pronën 9 vjet më vonë. Këtu pa përfolur një ndërtues nga Tirana i cili ka fituar pronën, dhe pse ska lidhje me zonën. Dule ka publikuar disa dokmenta, duke përmëndur edhe tokat në jug të vendit që i janë grabituar pronarëve të vërtetë”, ishte denoncimi i Vangjel Dules.

“Në krye të piramidës, së grabitjeve në Himarë është Edi Rama. Himara është sot në syrin e ciklonit, ky problem ndërthuhet edhe me aspekte të tjera, me përkatësinë fetare. Himara është më e ruajtur nga kaotizmi urban që ka ndodhru në zona të tjera. Para vitit 2003 ju e dini se në qendër të Himarës, janë ndërtuar nga Koço Kokëdhima disa objekte deri në 10 kate. Në qendër nuk ka pasur asnjëherë godinë mbi tre kate. Në Bashkinë e Himarës, piramida e tokave ka në majën e vetë Kryeministrin Rama. Kemi Palasën, që është bërë objekt, i mediave ndërkombëtare”, vijoi më tej me akuzat dhe denoncimet kryetari i PBDNJ.

“Tpz.al” ka publikuar çertifikatën e vdekjes së 98-vjeçares Dhespulla Mai, e cila ka humbur jetën në 1998. Pjesë e dokumentave është edhe certifikata e pronësisë, e marrë 9 vite pas vdekjes./tpz/
ADCF759D-BE78-4751-A3A4-2CFB977038E4
44C78978-855F-4CB3-B686-59B33ECEC4E9

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: