Një serë për kultivimin e drogës, ku ishin mbjell 25 rrënjë hashashi është zbuluar sot në Rubina të Torinos.

Mediat italiane raportojnë se në pranga ra një 18-vjeçare shqiptare dhe shoku i saj italian, një 21-vjeçar.

‘Ansa’ shkruan se vajza shqiptare është motra e një 43-vjeçari, i cili u arrestua majin e vitit të kaluar pasi kujdesej për 16 parcela sere me kanabis në Almese. Ndërkohë, tashmë dy të rinjtë dhe 43-vjeçari ndodhen në ‘arrest shtëpiak’.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb