Shkencëtarët kanë zbuluar vendin më të ftohtë në Tokë. Temperaturat ekstreme të ulëta prej minus 97 gradë celsius janë regjistruar në një pllakë të akullt në Antarktidë gjatë një nate të gjatë dimri, shkruan National Geographic.

“Ky vend do të ishte ideal për jetesë në një planet tjetër”, ka deklaruar studiuesi Ted Skamboz, nga qendra nacionale për borë dhe akull në Universitetin e Kolorados.

Këto temperaturat kaq të ulëta kanë lënë në hije ato të matura në stacionin rus Vostok në vitin 1986, ku shkencëtarët rusë kishin matur temperaturën prej minus 88,8 gradë celsius.

Ky ajër i ftohtë nuk mund të thithet për një kohë të gjatë, vetëm disa herë frymëmarrje do të mjaftonte që të shkakton gjakderdhje në mushkëri dhe vdekje të shpejtë.

Kjo edhe është arsyeja pse shkencëtarët rusë kanë mbajtur maska para se të thithnin ajrin e nxehtë. Edhe pse pjesa lindore e Antarktidës duket si një hapësirë e rrafshët, ajo është paksa e pjerrët.

Ndërkaq mbi sipërfaqen e pllakës së akullt nuk ekziston stacioni meteorologjik, kështu që anëtarët e ekipit të Skambozit besojnë se temperaturat mund të jenë edhe më të ulëta në këtë pllakë të akullt, siç transmeton tg.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb