TIRANE- Marrja e një posti të rëndësishëm nga ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, për ish-kryeministrin Sali Berisha është thjesht një zgjedhje e saj. I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Berisha ka treguar marrëdhënien që ruan ende me ish-ministren e kabinetit të tij, pa dashur të komentojë zgjedhjet e saj në jetë.
majlinda-bregu-ja-pse-qava-p-euml-r-sali-berish-euml-n_hd-780x439
Ish ministrja e kabinetit tuaj, zonja Majlinda Bregu është tashmë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal, e para shqiptare, e para femër në këtë post. Si e komentoni ju?
Unë respektoj zgjedhjen e saj. Natyrisht është zgjedhje e bërë nga kjo shumicë. Në konceptin tim thelbi i lirisë është zgjedhja dhe ajo ka të drejtë të zgjidhet. E ka bërë për më mirë, unë nuk gjykoj zgjedhjen e saj. Nuk gjykoj zgjedhjen e tjetrit, nëse e ka bërë mirë apo keq zgjedhjen e saj. Është një kandidaturë zyrtare e qeverisë shqiptare.

Ndaj i munguan urimet dhe komentet e kolegëve të PD?
Nuk e di se si mendojnë sepse nuk i kam pyetur. Do kishte qenë ndryshe sikur opozita të ishte pyetur, të kishte dhënë mendim. Nuk besoj se kryetari i opozitës do refuzonte zgjedhjen e saj. Qeveria duhet të pyeste kryetarin e opozitës.

A keni ju një formë zhgënjimi nga të gjitha veprimet e Majlinda Bregut? E keni pasur shumë të afërt?
Nuk e konsideroj që ajo ka bërë një gjë që unë të jem zemërthyer ka bërë zgjedhjen e vetë. Secili prej bashkëpunëtorëve të mi ka vlerësimin për të gjithë kohën që kemi bashkëpunuar. Unë jam tërhequr nga drejtimi i PD, por ruaj ato respekte që kam pasur për ta.

E ruani edhe komunikimin?
Padiskutim, nuk e ndërpres unë komunikimin me njerëzit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: