TEPELENE- Që prej ditës së djeshme ka nisur puna për përgatitjen e infrastrukturës në fushën e Sajmolës, ku do të punohet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Dragot të Tepelenës.

Kujtojmë se zona e Dragotit si territor i takon bashkisë Tepelenë, por ndodhet rreth 3 km larg varrezave të Këlcyrës ku gjenden të tjera eshtra ushtarësh grekë. Gazetarja Brikena Metaj raporton për ‘BalkanWeb’ se deri tani është bërë rrethimi i territorit të përcaktuar për gërmim si dhe janë vendosur tre kontejnerë ku do qëndrojnë ekipet greke dhe shqiptare. Po ashtu, Metaj pohon për ‘BW’ se ditën e hënë fillojnë edhe gërmimet.

Mendohet se më pas gërmimet do të zhvendosen në Bularat, ndërkohë që nuk ka një afat të përcaktuar kohor se sa do të zgjasin gërmimet në këtë zonë. Gërmimet për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të ushtarëve grekë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore vijnë pas marrëveshjes së shkurtit 2009, mes qeverive shqiptare e asaj greke.
foto32

foto54

foto55544

foto21
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb