TIRANE- Duke filluar nga e hëna që vjen, 16 tetor, Genc Gjonçaj, do të jetë Sekretari i ri i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Ai do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Shtyllën, e cila është zgjedhur në institucionet e reja të vettingut.

Gjonçaj, me profesion jurist, ka mbajtur më parë postin e sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme.

Ai ka qenë edhe përfaqësues i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Genc Gjonçaj ishte edhe një prej emrave të listës së kandidatëve për kreun e institucionit të Avokatit të Popullit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb