Po të pyesje 10 qytetarë në vitin 1997 se kush do ishte e ardhmja e ndërtimit në Shqipëri, 9 prej tyre do përgjigjeshin me një fjalë të vetme: “Ndërtimi pa leje ndërtimi me arkitekt popullin”.

Megjithatë pas vitit 1997 populli shqiptar filloi gradualisht të rikthejë besimin se vendi mund të ndryshonte. Pasuar edhe nga frika se në firma piramidale e në banka investimi ishte i dyshimtë, filloi të investonte paratë e tij në fushën e ndertimit. Ky besim se investimi në ndërtim është më i sigurti në Shqipëri, bëri që nga viti 2000 e deri më sot industria e ndërtimit të jetë motorri më i fuqishëm i zhvillimeve në vend.
fgd
Në fillimet e kësaj industrie ndërtimet civile apo industriale ishin të thjeshta dhe me kërkesa minimaliste arkitekturore e urbanistike. Pas vitit 2007 në Shqipëri shihet një prezencë e shtuar e arkitektëve të huaj duke përfshirë edhe disa nga emrat më të njohur në botë. Ky fenomen bëri të mundur një evolucion të dukshëm në parametrat arkitektonikë e ato inxhinjerikë. Në këto momente lindi nevoja të realizoheshin elemente arkitektonikë të vështirë; si dalje nga baza prej 6 deri në 12 metër linear, ura ajrore që lidhin dy dhe tre objekte, etj. Këto elemente nuk mund të realizoheshin më me beton armë por kërkonin zhvillimin e një teknologjie të re bazuar në konstruksionet metalike.
fhhh
Ndonëse në objektet industriale ndërtimi me konstruksione metalike i kapanoneve kishte filluar prej disa kohësh, ndërtimet civile kishin ngelur prapa. Kjo vinte për shkak se teknologjia e përdorur për kapanonet ishte shumë bazike dhe nuk mund të përdorej për konsultat e dala në kate të larta dhe urat lidhëse ajrore. Këto ndërtime kërkonin një sistem konstruksioni metalik të balancuar me kundra pesha dhe me fleksibilitet të mjaftueshem që të përballonin tërmete deri në 8 ballë.
fwfr
Kjo epokë e re e ndërtimit civil fillon si bashkëpunim i shoqërisë ndërtimore Haxhiu Sh.p.k dhe KIKA Sh.p.k me studion italiane të arkitekturës ATENA studio dhe me studion inxhinjerike shqiptare AVE Consulting. Tashmë shoqëri të tjera ndërtimore kanë adaptuar të njëjtin koncept ndërtimi dhe po zhvillojnë më të tej fushën e konstruksioneve metalike. Një shembull konkret është kulla që po ndërtohet nga Shoqëria Ndërtimore Alb-Star tek stadiumi Qemal Stafa. Të tjera ndërtime me konstruksione metalike kanë filluar edhe firmat Tirana Konstruksion dhe Nova konstruksion tek rruga e Kavajës. Mbase në të ardhmen mund të shohim dhe godina të tjera plota me skelet metalik të ngjashme me qiellgërvishtëset e New York-ut apo vendeve të tjera të zhvilluara të botës.

Në fotot më poshtë do shikoni punime me konstruksione metalike të përmendura më sipër:
bbbb

dfdsgfg

dfsf

dggg

dsfshh

ggsd

jjj

saddd

sdad

vgg

Burimi i informacionit: Shoqata e Ndërtuesve të Tiranës

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb