DHERMI- Një sipërfaqe e madhe pyjore është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Dhërmiut. Flakët e zjarrit rrezikojnë një lokal dhe një banesë në zonë.

Mësohet se zjarri në zonën mbi plazhin e Dhërmit dhe poshtë rrugës nacionale, i favorizuar nga era po përhapet me shpejtësi, ndërkohë që forcat zjarrfikëse të mbërritura në vendngjarje po punojnë për shuarjen e tij.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur edhe forcat e policisë, ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: