ATHINE- Pas dorëheqjes së zv/ministri për Mbrojtjen e Qytetarëve, Niko Toska, pas zjarrit apokaliptik që përfshiu rajonin e Atikës, ku humbën jetën mbi 90 persona, një tjetër zyrtar heq dorë nga posti. Mësohet se sot ka dhënë dorëheqje nga detyra Sekretari i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, Yannis Kapakis.

Siç raportojnë mediat greke, Kapakis zhvilloi një takim mëngjesin e sotme me ministrin e Brendshëm Panos Skourtetis, ku i dorëzoi edhe dorëheqjen, e cila u pranua nga zyrtari. ‘Kathimerini’ shkruan se sekretari i ri i Përgjithshëm do të jetë Yannis Tafillis, ndërsa më herët mbante detyrën e Drejtorit të Qendrës për Studime të Sigurisë.

Kujtojmë se nga zjarri që nisi më 23 korrik në rajonin e Atikës, duke u shpërndarë në 15 vatra, humbën jetën shumë persona, ndërsa u shkaktuan shumë dëme materiale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb