Gjatë gjithë kësaj jave, zv/Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë   Senida Mesi do të jetë e pranishme në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  ku do të marrë pjesë në Forumin e Lartë Politik të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në prezantimin e Raportit Vullnetar Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB dhe aktivitete të tjera.

Shqipëria, nëpërmjet zv/Kryeministres, për herë të parë prezanton Raportin e saj Vullnetar Kombëtar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), raport i cili konsiston në rrugëtimin e vendit tonë në drejtim të arritjes së këtyre objektivave universale të OKB, e njohur ndryshe si “Axhenda 2030” ose “Objektivat Globale”, një thirrje universale e përqafuar nga Shqipëria para 3 vitesh, e cila ka për qëllim kryesor ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga çdo shtet në çrrënjosjen e varfërisë, mbrojtjen e planetit dhe garantimin që çdo popull të gëzojë paqe dhe prosperitet.

Axhenda e zv/Kryeministres Mesi në Neë York do të jetë e ngarkuar me disa takime zyrtare me përfaqësues të lartë të OKB-së si: Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e OKB Amina Mohammed; Nën-Sekretarja e Përgjithshme për Çështjet Politike në OKB Rosemary Di Carlo; Administratori i UNDP Achim Steiner etj.

Gjatë qëndrimit në SHBA, Znj. Mesi do të zhvillojë gjithashtu takim dhe aktivitet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: