Kur jemi vetëm 1 ditë larg Botërorit “Rusi 2018” FIFA ka marrë një vendim të rëndësishëm sa i takon këtij kompeticioni për të ardhmen.

Si rrjedhojë e votimit të zhvilluar sot në kongresin e FIFA-s në Moskë është zgjedhur që Kupa e Botës e vitit 2026 të zhvillohet në 3 shtete, SHBA-Kanada-Meksikë. Kjo kandidaturë ka mundur Marokun. Kujtojmë që për t’u shpallur fitues SHBA, Kanada dhe Meksikë kanë patur edhe mbështetjen e pakushtëzuar të Donald Trump.

Në këtë Botëror do të ketë edhe ndryshime sa i takon strukturës. Ai do të jetë i pari që organizohet me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Kujtojmë se Botërori i ardhshëm, ai i vitit 2022 do të zhvillohet në Katar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: