Enis Gavazaj nga sot zyrtarisht nuk është më futbollist i Skënderbeut. 23-vjeçari i cili luante prej 2016 me korçarët ka firmosur me klubin rus të Eenisey-t.
Lajmin e kanë bërë të ditur vetë rusët me një postim në rrjetet sociale. Futbollisti dhe menaxheri Qorrmemeti kanë mbërritur në Rusi ku kanë takuar drejtuesit e klubit, të cilët kanë prezantuar futbollistin nga Prizreni si afrimin e ri.
Formula që kanë përdorur rusët për të marrë Gavazajn është huazim me të drejtë blerje. Me këtë afrim por edhe të tjerë, Enisey, skuadër që vetëm këtë vit është ngjitur në elitën ruse, kërkon të ndërtojë një ekip cilësor për t’u paraqitur denjësisht.
(BalkanWeb)