Skuadra e Kukësit nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se zyrtarisht në drejtimin e klubit është kthyer Aramndo Cungu, trajneri shkodran i cili në vitin 2013 me verilindorët kaloi 3 ture në kompeticionet Europiane.

Njoftimi i KF Kukësit

Kujtojmë që Cungu nga përfundimi i sezonit 2016-2017 nuk drejtonte asnjë skuadër. Për herë të fundit në pankinë ai ishte me Vllazninë, të cilën e shpëtoi nga rënia e kategorisë në ndeshjen deçizive me Tiranën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb