Klubi i Skënderbeut ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri për sezonin e ardhshëm. Ashtu siç pritej pas largimit të Ilir Dajës drejtimin e korçarëve që këtë vit nuk do marrin pjesë në Europë e ka marrë Orges Shehi, ish-portieri i cili ka mbajtur veshur për 8 vite këtë fanellë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Skënderbeut me anë të një postimi në rrjetet sociale. Gjatë prezantimit të trajnerit Shehi, presidenti Takaj tha: “I besuam Shehit, pasi ishte lojtari me më shumë përvojë te Skënderbeu. Kemi besim se ai do të bëjë mirë edhe si trajner. Skënderbeu do të luftojë sërish për titullin kampion, por lufta jonë më e madhe është me UEFA-n, që besoj se do ta fitojmë. Presim lojtarë të tjerë, që do të jenë të rinj, pasi kjo është politika jonë. Duam lojtarë, që t’i rrisim dhe më pas t’i shesim, si në rastin e Olainkës, nga i cili mund të fitojmë sërish, pasi do të shitet nga klubi aktual”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb