Federata Spanjolle e Futbollit nuk ka vonuar shumë për emëruar trajnerin e ri pas shkarkimit të Lopeteguit sot në mëngjes.

Tekniku që do të drejtojë “La Rohan” në Botërorin e “Rusi 2018” do të jetë Fernando Hierro.

Hierro do të ngarkohet me këtë detyrë dhe të premten do të bëjë debutimin e tij me kombëtaren spanjolle në grupin B kundër Portugalisë dhe do të drejtë të Kuqtë deri në fund të botërorit në Rusi.

“Kemi vendosur të shkarkojmë trajnerin kombëtar. Fakti që arritëm deri këtu është edhe meritë e tij, dhe për këtë duhet ta falenderojmë dhe t’i urojmë fat. Skuadra kombëtare e Spanjës është ekip it ë gjithë spanjollëve. Vetëm 5 minuta më parë zbuluam se ai do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Julen ka punuar në mënyrën më të mirë me skuadrën, por nuk mund ta pranojmë veprimin e tij në këtë rast” tha Presidenti i FSF për shkarkimin e Lopeteguit.

U hodhën shumë kandidatura dhe u përfol për shumë emra por në mënyrë të befasishme Real Madrid ka zgjedhur Lopetegun në krye të pankinës së ‘Los Blancos.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb