Mediat në Spanjë raportojnë se zyrtarizimi i Cristiano Ronaldo-s te Juventusi është çështje orësh.

Burime të “La Sexta” bëjnë me dije se Real Madrid ka pranuar dje ofertën e Juventusit prej 100 mln eurosh. Ndërkohë sot, në orët e ardhshme është planifikuar mbledhja e bordit të “galaktikëve”, ku do të konfirmohet zyrtarisht pranimi i ofertës dhe dhënja e ‘ok’ për kalimin e CR7 te ‘zonja e vjetër’.

Kujtojmë se sot paradite drejt Greqisë ku po pushon Cristiano Ronaldo është nisur presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli. Nuk përjashtohet mundësia që në mbrëmje ai të mbërrijë në Torino së bashku me “yllin” portugez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb