Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai në një status në Twitter ka shkruar se takimet e sotme janë zhvilluar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni.

“Në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, unë pata dy takime të ndara të rëndësishme dhe substanciale me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të diskutuar hapat e ardhshëm në javët e ardhshme në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të tyre”, shkruan diplomati sllovak.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb