Disa deputetë gjermanë me origjinë turke janë vënë nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve me jetë për shkak të vendimit të Bundestagut për njohjen e gjenocidit armen, deklaroi sot një deputet.

Deputeti, gjithashtu i vënë nën mbikëqyrjen e policisë, identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, deklaroi se kjo masë në fuqi vjen pas diskutimeve për sigurinë me policinë federale.

Policia nuk ka dashur të japë më tepër sqarime lidhur me kërcënimet që u janë bërë deputetëve me origjinë turke.

Parlamenti gjerman e shpalli gjenocid masakrën e ushtruar ndaj armenëve në vitin 1915, duke shkaktuar indinjatën e Turqisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: