Një komandant i Shtetit Islamik është qëlluar për vrasje nga një grua irakiane pasi e kishte përdhunuar atë. Ai e kishte detyruar gruan që të kryente marrëdhënie seksuale edhe me komandantë tjerë të ISIS, shkruan J.P.

Zëdhënësi i Partisë Demokratike Kurdistane, Saeed Mamouzini, ka thënë se komandanti i ISIS’it, i njohur me nofkën “Abu Anas” është qëlluar të shtunën afër qytetit të Mosulit.

Ende nuk dihet për fatin e gruas që ka qëlluar komandantin e ISIS. Në gusht, një terrorist i ISIS kishte ekzekutuar 15 femra pasi ato kishin refuzuar të kishin marrëdhënie seksuale me të.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: