Kryeministri i Italisë Mario Draghi deklaroi sot se Evropa mund të kufizojë varësinë e saj nga energjia ruse përmes diversifikimit në një kohë relativisht të shkurtër.

Draghi tha për gazetën italiane Corriere della Sera se Evropa po e financon Rusinë duke blerë naftën e saj.

“Ne nuk duam të varemi më nga gazi rus, sepse varësia ekonomike nuk duhet të bëhet vartësi politike. Për ta bërë këtë, ne duhet të diversifikojmë burimet e energjisë dhe të gjejmë furnizues të rinj,” tha ai.

I pyetur rreziqet e ngadalësimit të prodhimit industrial në rast të mungesës së gazit gjatë dimrit të ardhshëm, kryeministri Draghi tha se Italia ka një strukturë magazinimi gazi dhe se ka marrë gaz të ri nga furnizues të tjerë.

“Edhe sikur të merreshin, masat do të ishin të buta”, tha Draghi, duke shtuar se kjo do të nënkuptonte uljen e ngrohjes me një deri në dy gradë e të ngjashme kur bëhet fjalë për ftohjen përmes ajrit të kondicionuar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: