Presidentja e Kosovës,Vjosa Osmani, ka ripërsëritur faktin që sipas saj, presidenti rus Vladimir Putin, është duke përdorur Serbinë për të destabilizuar Ballkanin.

Në një intervistë për agjencinë spanjolle të lajmeve EFE, Osmani e çoi edhe më tej parashikimin e saj, duke u shprehur se pas Ballkanit, Putin do të synojë destabilizimin e Europës Perëndimore.

“Padyshim, Putin do të përpiqet të përdorë Serbinë për të destabilizuar rajonin tonë, sepse përmes rajonit tonë ai dëshiron të arrijë Evropën. Ruajtja e paqes dhe stabilitetit në Ballkan do të thotë të mbash paqen dhe stabilitetin në të gjithë kontinentin evropian. Serbia gjatë muajve të fundit ka kryer dhjetëra stërvitje ushtarake me Rusinë. Ne mbetemi mjaft të shqetësuar se Serbia ka rritur sasinë e armëve që po blen dhe kjo tregon synimet e saj në rajon”, tha Osmani.

(BallkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb