TIRANË

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen. Ai ka publikuar në “Facebook” shifrën totale të vaksinimeve, 1.5 milionë teksa përsërit apelin e tij.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni!
#MbroniShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë
#ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan Rama.

Rama Fb
Rama Fb

Shifrat e koronavirusit në vend vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 5901 testime kanë rezultuar 895 raste të reja. Po kështu kanë humbur jetën tre persona në 24 orët e fundit dhe janë 519 të shëruar.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb