Nga: ARTAN FUGA*
Pa dyshim ata bënë gjithçka mund të bënin për të lartësuar vlerat e futbollit të shqiptarëve. Padyshim ata dhanë një imazh të mirë për Shqipërinë.
Po përse duhej t’u jepesh edhe 1 milion euro dorovitje si shpërblim nga shteti shqiptar nëse është e vërtetë ajo që thonë mediat?
Nëse raportimi i mediave është i saktë, sepse komunikatë shtypi, pra transparencë me publikun, nga shteti nuk ka. Poqese nuk është e vërtetë, turp mediave që dezinformojnë ose nuk raportojnë saktë.
Por, le të shërbejë si pretekst për sqarim.
A nuk është një nder të jesh pjesë e përfaqësueses? Cfarë duhen edhe paratë përmbi tortë! Poqese nuk vinte njeri të luante dakord, por janë pa fund ata që duan si futbollistë të kontribuojnë. Pra, nga pikëpamja e ofertë – kërkesës nuk ka asnjë arsye.
Po ja, meqë që luajtën mirë. Bukur por paratë si shpërblim nuk i mori shteti, por federata mbase, pra është federata që duhet t’i shpërblejë dhe mirë madje sepse çdo punë meriton shpërblim thotë ai që u ngrit tre ditë pasi e kishin kryqëzuar. Pra, edhe si e drejtë shpërblimi i takon tjetërkujt ku detyrim.
Federata e pasur t’u jpi çunave të që meritojnë…
Po ata dhanë për Shqipërinë. Sigurisht. Por, edhe Shqipëria u dha atyre logon e vet. Ata janë bërë të njohur, u rritet vlera në merkaton e futbollit, i kërkojnë klube që i njohin tashmë etj. Pra, me Shqipërinë janë jek e jek. Morën prej saj dhe i dhanë asaj.
Se me ato lekë unë do të desha që të blihen dozat e duhura për mjekim për ata që vuajnë nga metastazat dhe nuk gjejnë mundësi për mjekim veç duke u rrënuar ekonomikisht.
Mos sillemi edhe ne shtet i varfër si sheikët që dorovisin.
Dhe shikoni! Nuk jepet paraja për të promovuar njerëzit që të arrijnë sukses, ata futbollistë që kanë nevojë për mbështetje që të shkëlqejnë. Jo, u jepet atyre që e kanë arritur tashmë suksesin, pra jepet si shpërblim, jo si mbështetje, sigurisht na kanë nderuar, por edhe kanë përfituar edhe vetë nga ai sukses i merituar.
Logjika e përkrahjes të atij që ka, të atij që ka sukses, jo e atij që nuk ka dhe kjo e bën të mos shkojë në rrugën e suksesit!
Jepet paraja për atë që shkëlqen, jo për atë që në hije vuan e nuk ngre kokë, jo se nuk ka talent, por sepse nuk ka mjete financiare.
Si thoshte ai filozoi nga Nazreti? Ata që kanë do të marrin edhe më shumë, ata që nuk kanë do u merret edhe ajo pak që kanë.
E dinte ai, ishte i gjithëditur.
Nejse, kjo për kullandrisjn e lekëve publike, për t’u dhënë hakun edhe futbollistëve, por edhe për të mos na harxhuar paratë tona.
Sa për futbollistët!
I morët?
Gjak e dhjamë ju bëfshin!
1 gol = 1 milion euro.
Vlerë sheikësh “per gol”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: