5 kartonë të kuq dhe 1 gol vendosën sfidën Teuta-Partizani. Shumë zhurmë, shumë tension në fushë dhe në fund një fitore e bujshme e durrsakëve të cilët kapin të kuqtë në tabelën e klasifikimit. Kampionët në fuqi janë zyrtarisht në krizë, 3 humbje radhazi kanë bërë që të zbresin ndjeshëm në tabelën e klasifikimit, nga kryesues tashmë e shohin kreun minus 5 pikë. Reinaldo Kalarit dhe pjesës tjetër të stafit drejtues të Partizanit do ti duhet shumë punë për të rikthyer ekipin në shinat e duhura, dukshëm ekipi nuk është as i qetë e as i qartë.

Kallaku
Kallaku

Në “Niko Dovana” gjithçka u vendos nga 11 metra distancë, ku Sherif Kallaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, një gol që në fund rezultoi një tre pikësh. Ritmi i lojës dhe balancat brenda në fushë u prishën shumë gjatë pjesës së dytë, ku një përplasje e Korderos me Beqjan solli kaos në fushën e lojës ku jo vetëm dy protagonistët por dhe lojtarë nga të dy stolet u ndëshkuan me karton të kuq. Në fund tabloja e skuq me kartonin e dytë të verdhë për Shkallën që e dërgoi në 5 numrin e kartonëve të kuq. Partizani arriti të realizoj vetëm në shtesë por dhe kur e bënë diçka të tillë me Braun, gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Teuta dhe Edi Martini festojnë me të drejtë për këtë trepikësh që i jep frymëmarrje dhe besim për pjesën e mbetur të sezonit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb