Aleksandar Trajkovski ishte heroi maqedonas, njeriu që i dhurojë një biletë për në ‘playoff’ e Botërorit. Goli i tij në minutën e 92-të bëri që Palermo dhe e gjithë Italia të shpërthenin në lot, “zyrtarisht” pas kësaj sfidë, Trajkovski në Itali është “non grada”.

Për ironi të fatit, Trajkovski shënoi pikërisht në Palermo, qytet ku ka luajtur për 4 vite dhe ku ka shënuar 20 gola në 113 ndeshje. Këto nuk janë numra prej një” bomberi”, për këtë arsye ka përfunduar duke luajtur për një ekip si Al-Fayha, në tre vitet e fundit me këtë skuadër ka shënuar vetëm 1 gol.

Historia ndryshon kur ai vesh fanellën e përfaqësueses Maqedonase, në 75 ndeshje ka shënuar 20 gola. Në këto kualifikuese, Trajkovski ka shënuar plot katër gola, më shumë se sa gjithë ofensiva e Mancinit e marrë së bashku.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb