“1 Maji, protestë apo festë”, kështu është titulluar emisioni “Studio e Hapur” e gazetares Eni Vasili sot në News24.

Të ftuar në studio janë deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ekonomisti Ardian Civici dhe zv/kryeredaktorja e Gazetës Shqiptare, Rezarta Delisula.

Pas bisedës në lidhje me historinë se si u bë 1 Maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, filluan debatet mes deputetit të mazhorancës Bushati dhe asaj të opozitës Çupi.

Civici: 1 maji duhet parë edhe në filozofi, histori e politikë. Kur 1 maji u bë ishte shumë i përgjakshëm, dhe u bënë 2 protesta në Çikago, u vranë 7 policë që donin të ndalonin protestueseit, dhe të nesërmen si shenjë hakmarrje, policët vranë 9 krerët e sindikatave. 1 maji që ne flasim sot, ka marrë një kuptim tjetër simbolik, është si festë ku flitet për punën, taksat. Ka devijuar për elementët

Çupi: Sot punonjësit në Shqipëri janë në kushte mizerabël të trajtimit. 40 minatorë kanë vdekur.

Bushati: I vetmi vend në rajon që e ka kaluar 50% të punësuar është Shqipëria. Kemi papunësinë më të ulët në rajon. Kemi numrin më të vogël të të rinjve të papunë sot.

Çupi: E keni më të vogël sepse ata kanë ikur jashtë. Keni premtuar 300 mijë vende pune. E pranuat që nuk e harruar në 4 vite, po tani ku i keni

Bushati: Po mirë mbase s’i kemi arritur 300 mijë, por ky nuk është skandal.

Çupi: Morët votat për 300 mijë vende pune, investime të huaja s’ke ku do punësohen ata.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: