E besoni apo jo por oferta e fundit për Gareth Bale kalon çdo logjike, 1 milion sterlina në javë. Kjo është shumë që Bejing Guoan, skuadër që milion në Superligën kineze ofron për sulmuesin e Real Madrid. Sipas mediave britanike, nëse Bale pranon këtë ofertë do të shndërrohej në futbollistin më të paguar në botë duke kaluar dhe Leo Messin.

The Sun
The Sun

“Pleshti” përfiton te Barcelona 24 milion euro në vit ndërsa Bale në total në një vit do të përftoi afro 92,3 milion euro, një shumë e cila të bën të mendosh gjatë. Dëshira e Bale është të qëndroj ende në futbollin e rëndësishëm, në kontinentin e vjetër, por fundja Bale është 30 vjeç, një ofertë e tillë mbase të vjen një herë në jetë. Në fakt dhe agjenti i tij në qershor ka fluturuar drejtë Kinës, sigurisht përballë një ofertë të tillë minimumi është të dëgjosh klubin e interesuar që kërkon të shpenzoj një shumë kaq marramendëse.

Mirror
Mirror

I vetmi problem është se të gjithë klubet që kërkojnë shërbimet e Bale e duan falas, pa paguar kartonin e tij te Reali, të gjithë e duan në formë huazimi. Gjithnjë sipas mediave britanike, pistat në Europë për Bale po ndërlikohen gjithnjë e më shumë, të pakta janë klubet që mund të plotësojnë kushtet e Realit por dhe të vetë Bale i cili në Madrid përfiton 17 milion euro në sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: