Në emisionin e sotëm “Studio e Hapur” në News24 si temë diskutimi është zgjedhur 1 mujori i parë i punës së Arta Markut si kryeprokurore e përgjithshme e përkohshme dhe ç’do të ndodhë me të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”.

Të ftuar në studio janë ish-kryetari i SHISH, Fatos Klosi, Ervis Iljazaj drejtor i gazeta “Mapo”, Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetës Panorama dhe Arian Çani, moderator i “Zonë e Lirë”.

“Reformën në drejtësi po e mbështesin amerikanët, europianët, ndërkombëtarët,” u shpreh Klosi.

Sipas drejtorit të Mapos, Iljazaj, Arta Marku është një kryeprokurore speciale kundër partive politike, shkruan BalkanWeb.

Ervis Iljazaj: Lëvizjet e deritanishme tregojnë që largimi i Llallës ishte që të mos kishte ndikim në formimin e KLP-së. Arta Marku sipas mendimit tim është njeriu i ndërkombëtarëve i zgjedhur në prokurori, dhe e kanë zgjedhur për të zbatuar reformën në drejtësi. Mund ta quajmë kryeprokurore speciale, është kundra partive politike

Robert Rakipllari:  Këto janë lëvizje pa domethënie. Këtu ka dy shpjegime, një kryeprokur i përgjithshëm ka të drejtën të zgjedhë prokurorët, por disa të tjerë thonë që s’kanë të drejtë meqë është e përkoshme. Për mua këto lëvizje nuk kanë domethënie për punën e saj, për atë që pritet nga ajo.

Fatos Klosi: Mos bëjmë komente për ngjyrën politike të prokurores nga lëvizjet që ka bërë. Vlerësimi i punës së saj do bëhet për çështjet që hapen rishtazi, apo që kanë mbetur gjysmë të mbyllura.

Arian Çani: Një ndjesi e parë e gjithë kësaj është që nuk duhet të suprizohemi, biles pak ka ndodhur, më shumë duhet të ndodhte. Ka 20 vjet në Shqipëri që drejtësia është konsideruar në krah të njërës palë. Do vazhdojë akoma drejtësia të jetë e promovuar nga njëra palë? Apo të kalojë nga pala tjetër? Duhet të kalojë nga pala tjetër. Këto çështje që përmendi Rakipllari janë goxha çështje, por akoma më e madhe do ishte po të hetohej dhe pas tyre të nxirreshin peshqit e mëdhenj. Ka ardhur momenti që drejtësia të kalojë nga ana tjetër e peisazhit politik. Sepse kam bindjen modeste që drejtësi të pavarur nuk ka. Mos jua shesim njerëzve kot. Nëse kjo do ketë këllqe të prekë bosat e politikës atëherë po. Do ketë gjueti shtrigash. E gjitha kjo është gjueti shtrigash. As policia e as prokuroria ska si të gjejë prova.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb