TIRANE
Një muaj më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u bë baba. Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa solli në jetë djalin e tyre të parë, i cili peshonte 3 kg e 400 gram. Vogëlushi të cilin e pagëzuan me emri e veçantë Kajan ka ndryshuar jetën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe bashkëshortes së tij.
Ka qenë një muaj i mbushur plot dashuri për Erion Veliajn dhe për bashkëshorten e tij Ajola. Pak kohë më parë Ajola nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale bëri një dedikim të ëmbël për birin e saj.
Kajan më 6 nëntor bëri 1 muajsh dhe sigurisht që në familjen e Erion Veliajt dhe Ajolës kjo datë është festuar. Çifti i ka bërë vogëlushit të tyre një tortë shumë të këndshme me krem të bardhë, e zbukuruar me engjëj prej sheqeri, ku shkruhej “1 muaj me Kajan”.
(BalkaWeb)