Duhen dhe pak më shumë se 1 muaj nga fillimi i evenimentit më të madh sportiv në botë, Botërorit, i cili pritet të mbërthejë para ekranit qindra milionë tifozë.

Ndërkohë, “Zoomin TV”, ka zbuluar pagat e 32 trajnerëve pjesmarrës në Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi.

518016666

Strategu më i paguar i Botërorit të Rusisë rezulton të jetë ai i përfaqësueses gjermane, kampiones së botës në fuqi, Joachim Löw, me një pagë prej rreth 3.8 milionë eurosh, ndërkohë që në vendin e fundit është trajneri i Senegalit, Allou Cisse, me vetëm 200 mijë euro.

GettyImages.541887024

Pas Löw, trajneri i dytë më i paguar në Botërorin e Rusisë është ai i Brazilit, Tite, që përfiton 3.4 milionë euro. Podiumin e plotëson trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deschamps, edhe ky me 3.4 milionë euro, i ndjekur nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, me një pagë prej 2.9 milionë eurosh dhe ai i Rusisë, Stanislav Cherchesov, me 2.5 milionë euro.

Në dhjetëshen e trajnerëve më të paguar të Kupës së Botës janë edhe Fernando Santos i Portugalisë, Carlos Queiroz i Iranit, Gareth Southgate i Anglisë, Jorge Sampaoli i Argjentinës dhe Oscar Tabarez i Uruguajit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb