Pauza që solli Kombëtarja erdhi pikërisht në momentin e duhur në shtëpinë e verilindorëve, Shpëtim Duro kishte kohën e mjaftueshme për të punuar me grupin e plotë por pikërisht në këtë periudhë humbi dy nga elementet më në formë, Ethemin dhe Mustën, dy titullarë, mungesa e të cilëve u ndje shumë në transfertën kundër Bylis. Shpëtim Duro nuk dëshiron të justifikohet por është i vetëdijshëm se kjo humbje e vendos ekipin jo pak nën trysni.

Duro
Duro

Cilësia në grupin e Duros as që diskutohet, ka në përbërje elementë që mund të bëjë diferencën në çdo moment përballë çdo kundërshtari por në Ballsh vuajtën shumë agresivitetin e kundërshtarit. Ajo që shqetëson më shumë në kampion verilindorë është fakti që 5 pikët e lëna kanë ardhur përballë dy kundërshtarëve më të lehtë në letër, një detaj i cili ishte i pranishëm edhe në sezonin e fundit.

Limaj
Limaj

Kukësi ka ditur gjithnjë të bëjë të madhin me të mëdhenj por ka çaluar gjithnjë përballë ekipeve të vogla. Këtë të shtunë është radha të tregojnë vlerat e një ekipi që pretendon titullin kampion, presin ekipin më në formë, Tiranën, një ndeshje e cila mund të ndryshoj sërish rrjedhën e fazës së parë, gjithnjë nëse arrijnë të thyejnë ekipin bardheblu.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: