Dy ndeshje i mjaftuan Kukësit për të hedhur menjëherë kandidaturën për titull por po aq ndeshje mjaftuan për të zbritur me këmbë në tokë verilindorët. 1 pikë në 2 ndeshjet e fundit, mbi të gjitha humbja përballë Bylis, e vendos Kukësin në një situatë delikate. Ndaj Tiranës, kundërshtari i radhës, kërkohet kthesa e menjëhershme për tu mos shkëputur akoma më shumë nga kreu. Të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo është një ndeshje për tu fituar, një mundësi shumë e mirë për të kapur shumë shpejt bardheblut në krye të klasifikimin dhe për të pritur më pas ndonjë dhuratë nga derbi i kryeqytetit.

Kukesi
Kukesi

Ndaj Bylis, Kukësi tregoi një skuadër me limite, pavarësisht cilësisë që nuk diskutohet, ekipi i Shpëtim Duros vuajti shumë agresivitetin e kundërshtarëve dhe gaboi shume në metrat e fundit. Të gjithë këto detaje duhet të përmirësohen përballë Tiranës, pasi bëhet fjalë për ekipin më në formë të momentit. Safet Gjici ka qëndruar në heshtje këtë periudhe por në çdo rast nuk harron të përsëris se ekipi i tij është ndërtuar për titull dhe se ndaj Tiranës kërkohet fitorja.

Duro
Duro

Shpëtim Duro nuk ka arritur të rikuperoj në kohë dy elementë shumë të rëndësishëm si Musta dhe Ethemi, dy titullarë mungesa e të cilëve u ndje shume kundër Bylis.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb