TIRANE

Fondacioni FAB si çdo vit kujdeset që t’iu rikthejë në ditë të veçanta buzëqeshjen fëmijëve me aftësi ndryshe. Me rastin e një qershorit ‘Hysenbelliu Group’ dhe Fondacioni FAB kanë surprizuar me dhurata fëmijët me aftësi ndryshe duke sjellë gëzim e ngrohtësi në strehëzën e tyre.

Në vijim të traditës se përvitshme të bamirësisë, përfaqësues të fondacionit FAB vizituan qendrën rezidenciale të zhvillimit të fëmijëve “Pëllumbat” në kryeqytet. Të rinjtë e fondacionit përgatitën dhurata për fëmijët, të cilat ua shpërndanë në ambientet e qendrës, në një banket festiv me lojra ku nuk munguan animatorët te cilët kaluan me fëmijët momente argëtuese me lojëra, këngë dhe kërcime.

Me shpresën për integrimin e tyre sa më gjithëpërfshirës në shoqëri vullnetarët e fondacionit FAB përcollën edhe mesazhe për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak këta vogëlushë.
Drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’, Anila Shenjtolli falënderoi ‘Hysenbelliu Group’ dhe fondacionin FAB, për ndihmën e vazhdueshme dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve të qendrës.

“Fondacioni FAB rikthehet përsëri në qendrën tonë për tu uruar fëmijëve tannë gëzuar 1 qershorit. Fondacioni FAB është si në shtëpinë e tyre këtu tek ne vazhdon prej vitesh na mbëshetet jo vetëm për festat por gjithmonë kur ne kemi nevoje e falenderojmë”,-u shpreh drejtoresha e qendrës ‘Pëllumbat’, Anila Shenjtolli.

Qendra e zhvillimit “Pëllumbat” në fokusin e saj ka shtimin e vëmendjes dhe të përkujdesjes me krijimin e kushteve sa më normale për fëmijët me aftësi ndryshe.

Fondacioni FAB mbetet i përkushtuar kundrejt përgjegjësisë sociale dhe krijimit të një së ardhmeje më të mirë nëpërmjet kontributit social duke premtuar se do të vijojë misionin për t’u gjendur pranë fëmijëve që kanë nevojë, një shembull i shkëlqyer për shoqërinë shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb