TIRANE- 1 qershori këtë vit erdhi plot ngjyra, përmes pikturave të shumë fëmijëve të talentuar. Ndërthurur me muzikë e kërcime, fëmijë të moshave të ndrshme u bënë bashkë me ata të shtëpisë “Zyber Hallulli”, në ambientet e kryeministrisë, për të festuar ditën e tyre, por edhe për të ndarë me njëri-tjetrin emocionet e pasionit të tyre. Ajo çfarë e bën të veçantë këtë ekspozitë është imagjinata e fëmijëve.

femijet ekspozita

Të pakufizuar në një temë të caktuar, ata kanë shprehur botën e tyre të brendshme që lidhet me dashurinë për natyrën, njerëzit, kafshët. Ata ndihen të lumtur që ekspozojnë për herë të parë disa nga punët e tyre, për të cilat punojnë me përkushtim prej kohësh me profesorin e tyre të pikturës, Vangjel Nikolla.

femijet ekspozita 1

E nisën si një pasion të çastit, për të kaluar pasditet në atmosferë artistike, por falë punës dhe përkushtimit, sot arritën të kurorëzojnë një ekspozitë të vërtetë, me punimet e tyre të para, si një kujtim i bukur plot ngjyra nga fëmijëria e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: