Pas vitit të vështirë të pandemisë, 1 Qershori i ka gjetur këtë vit fëmijët më të gëzuar dhe në atmosferë festive si rezultat i aktiviteteve të shumëllojshme të organizuara në ditën e tyre.

Parku i madh i Liqenit të Farkës në Tiranë gumëzhinte ditën e sotme nga vogëlushët, për të cilët është kujdesur Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve t’i surprizojë me një festë gjigande me animatorë muzikë, kërcim, sport dhe lojëra të shumta.

Festës së 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Një ditë plot me ngjyra për fëmijë, animim, muzikë, kanotazh, ëmbëlsira, lojëra dhe plot surpriza për fëmijë të të gjitha moshave ishin motivi i kësaj feste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: