Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar në lidhje me 1-vjetorin e sulmeve të Hamasit në Izrael.

Në një postim në rrjetin social “X”, Hasani shkruan se Shqipëria qëndron e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.

Kryediplomati shqiptar ka bërë thirrje për dialog mes palëve deri në arritjen e paqes.

“Sot bëhet një vit nga sulmi tragjik terrorist i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Shqipëria qëndron e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre . Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, shkruan ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb