Në 1-vjetorin e krijimit të operatorit të blerjeve të përqendruara këtë të enjte është zhvilluar një konferencë rreth punës dhe rezultateve të arritura nga kjo shoqëri aksionare.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja vlerësoi punën dhe rezultatet e arritura nga shoqëria aksionare me kapital 100% shtetëror duke e cilësuar atë një shoqëri që ka garantuar profesionalizëm në proceset dhe e hapat e lidhura me procedurat e prokurimit, duke siguruar efikasitet dhe transparencë.
Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin ka themeluar dhe regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit Shoqërinë “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a në datë 1 Mars 2024.