Si sot një vit më parë u nda nga jeta një prej aktorëve më të mëdhenj të humorit shqiptar, Met Bega.
Humoristi ndërroi jetë në moshën 60-vjecare pas një beteje të gjatë me sëmundjen e Parkinsonit.

Simptomat e para të kësaj sëmundje aktori i mirënjohur i ndjeu në vitin 2010, por me kalimin e viteve gjendja e tij shëndetësore nisi të përkeqësohej, deri kur mbylli sytë më 21 Prill, të vitit 2015.
Met Bega lindi më 7 gusht 1946 në Tiranë. Ai iu kushtua për 40 vite artit dhe skenës shqiptare. Met Bega e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Estradën e Tiranës.

Ai bëri debutimin e tij të parë në skenën amatore të shkollës dhe artit në Teatrin e Tiranës. Filmi i parë ku ka debutuar ishte në vitin 1986 me një rol të vogël në filmin “Dy herë mat”. Gjithashtu ka luajtur pesë role në filma me metrazh shqiptare.

Ndër filmat që ka luajtur aktori Bega kujtohet, “Edhe ashtu edhe kështu” në vitin 1989, “Stolat në park” në vitin 1988 dhe “Tela për violinë”, në vitin 1987.

Më pas aktori Met Bega u bë pjesë e një formati humoristik në televizionin “Tirana Tv”. Aktori i mirënjohur Bega ka marrë disa çmime, mes tyre urdhrin “Naim Frashëri i Artë” në vitin 2010.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: