SHBA

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë ndër çiftet më të përfolura të showbizit ndërkombëtar. Ditën e sotme këngëtari dhe modelja festojnë një vjetorin e fejesës dhe modelja i ka bërë një dedikim të bukur këngëtarit kanadez. Ajo pohon se kurrë më parë se sikurse sot është e dashuruar në artistin dhe se zemra e saj i përket vetëm atij.

Ajo pohon se kurrë më parë se sikurse sot është e dashuruar në artistin dhe se zemra e saj i përket vetëm atij.

“1 vit më parë unë thashë “Po” për t’u bërë shoqja jote më e mirë për gjithë jetën. Nuk të kam dashur kurrë më shumë se sot. Jeta bëhet çdo ditë edhe më e bukur prej teje. Zemra ime të përket ty përgjithmonë. Të mësojmë të rritemi së bashku”, ka shkruar modelja në Instagram.

Ajo ka marrë urime nga emra të njohur, të cilët janë miq të tyre por Justin nuk ka reaguar në asnjë moment. Aktualisht Bieber është duke punuar në projekte të reja muzikore si dhe do të mbajë disa koncerte muzikore.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb