I fundit nga më jetëgjatët e kombëtares italiane që largohet është Giorgio Chiellini, kapiten për 21 ndeshje, por ai është vetëm i pesti për numri i ndeshjeve që ka luajtur me fanellën e kaltër.

Vendin e parë e mban Buffon, që ndiqet nga Cannavarro. Interesant është fakti se 10 futbollistët me numrin më të madh në kombëtaren italiane kanë mbajtur shiritin e kapitenit.

Megjithatë, në top-10 mungojnë legjenda të futbollit italian, si Roberto Baggio, Franco Baresi, Alessandro Del Piero apo Francesco Totti, që gjithashtu kanë qenë kapitenë.

RENDITJA

10) Giacinto Facchetti: 94 paraqitje nga 1963 deri në 1977, nga të cilat 70 si kapiten

9) Gianluca Zambrotta: 98 paraqitje nga 1999 deri në 2010, duke përfshirë 2 si kapiten

8) Dino Zoff: 112 paraqitje nga viti 1968 deri në 1983, nga të cilat 59 si kapiten

7) Leonardo Bonucci: 115 paraqitje që nga viti 2010, nga të cilat 21 si kapiten

5) Giorgio Chiellini: 116 paraqitje që nga viti 2004, nga të cilat 21 si kapiten

5) Andrea Pirlo: 116 paraqitje nga 2002 deri në 2015, nga të cilat 9 si kapiten

4) Daniele De Rossi: 117 paraqitje nga 2004 në 2017, nga të cilat 6 si kapiten

3) Paolo Maldini: 126 paraqitje nga viti 1988 deri në 2002, nga të cilat 74 si kapiten.

2) Fabio Cannavaro: 136 paraqitje nga 1997 deri në 2010, nga të cilat 79 si kapiten

1) Buffon: 176 paraqitje nga 1997 deri në 2018, nga të cilat 80 si kapiten

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb