Shën Valenitini konsiderohet si dita e të dashuruarve. Për një ditë perfekte këshillohet që të shmangen disa veprime të cilat mund të prishin planifikimet tuaja. Më poshtë janë disa sjellje që duhen shmangur për të mos bërë figurë të keqe në ditën më romantike të vitit:

1) Mos e zhgënjeni në minutën e fundit
Mbrëmjet me mikeshat apo argëtimet e tjera janë gjithnjë të bukura, por mos bëni gabimin që t’u dedikoheni atyre gjatë festës së Shën Valentinit, nëse keni një partner. Për më tepër, mos e zhgënjeni atë duke e lajmëruar në minutën e fundit se nuk mund të dilni!
2) Mos gatuani nëse nuk jeni të aftë
Ta bëni partnerin për vete në të gjitha drejtimet është një ide e mirë, sidomos në ditën e Shën Valentinit, kur mund të “luani” në kuzhinë me pjatat afrodiziake. Megjithatë, nëse besoni se keni nevojë për një kurs kuzhine edhe për të përgatitur vezë të skuqura, më mirë hiqni dorë nga darkat e bëra në shtëpi për disa vite! Stomaku i tij do t’ju jetë mirënjohës!
3) Bindeni që të vijë t’ju marrë
Ka mijëra situata në të cilat mund të rezultojë më e “përshtatshme” që të kaloni ju nga shtëpia e tij. Por mos e bëni në Shën Valentin! Mund të mësohet! Është minimumi që duhet të merrni nga ana e tij!
4) Zgjidhni restorantin
Nëse për festën e vjetshme të të dashuruarve ai ju ka “befasuar” me të vërtetë, duke organizuar një darkë në shtëpinë e gjyshes, mos e përsërisni gabimin! Këtë herë merreni situatën në dorë dhe propozojini një restorant! Nëse preferoni të festoni në intimitet, kërkoni një vend ku mund të rrini të qetë, duke krijuar një atmosferë romantike, ndoshta me qirinj të bërë nga vetë ju.
5) Mos u përgatisni në minutën e fundit
Me siguri do të jeni e aftë që të trukoheni ndërkohë që vishni fustanin për festë dhe në të njëjtën kohë të sistemoni shtëpinë. Bërja e shumë gjërave në të njëjtën kohë (multitasking) është një art i përkryer femëror, por mos e ekzagjeroni! Organizohuni me kohë dhe mos e lini atë të presë!
6) Mos u telefononi shoqeve
Kur kjo gjë ju thuhet nga dikush që nuk e njeh vlerësimin tuaj për shoqërinë, ndonjëherë mund të jetë e mërzitshme, por e vërteta është se gjatë një darke në çift, nuk është aspak e sjellshme që të qëndroni në telefon duke u telefonuar shoqeve. Shmangni edhe mesazhet, chat-in ose letrat nëpërmjet email-it. Këto gjëra mund t’i bëni sapo të ktheheni në shtëpi!
7) Miqtë në darkë
Nëse në lokalin që keni zgjedhur për të festuar Shën Valentinin takoni shoqet apo miqtë tuaj, mos i ftoni ata që të ulen në tavolinën tuaj! Mbase nuk do të jeni mbretëresha e mirësjelljes, por mos harroni se festa është për çift!
8) Mos e injoroni festën nëse partneri e çmon atë
Nëse mendoni se festa e Shën Valentinit është një çudi, apo një gjë e kotë, përmbahuni për të mos folur ndërsa jeni duke festuar, për të mos e mërzitur partnerin nëse ai e vlerëson atë. Bëhet fjalë vetëm për pak orë, ndaj sforcohuni për ta mbajtur gojën mbyllur. Nuk do t’ju kushtojë shumë lodhje!
9) Asnjëherë pa dhuratë
Mendimi mund të mjaftojë, por është e rëndësishme që dhe ju të blini gjithnjë një dhuratë! Nëse nuk e bëni, mund të mendojë se as juve nuk ju intereson që të merrni një të tillë!
10) Falënderojeni atë për organizimin
Mos harroni që ta falënderoni atë për festën që ka përgatitur për ju.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: