Gjermania pritet që të ketë një mungesë vaksinash anti-covid për një periudhë 10 javore. Kjo deklaratë është bërë sot nga ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë. Deklarata erdhi në një kohë kur qeveria u përball me kritika të reja mbi ritmin e programit të saj të vaksinimit, që duket se do të mungojnë deri në prill.

“Ne do të kemi akoma të paktën 10 javë të vështira me një mungesë vaksine,” -tha Jens Spahn në një Twitter.

Spahn tha se ai donte të ftonte kompanitë farmaceutike dhe prodhuesit e vaksinave në një takim, për t’u siguruar që Evropa të marrë pjesën e saj të duhur të vaksinave dhe për të parë se ku ishte e mundur të bëhej më shumë për të mbështetur procesin.

Ditën e sotme në Gjermani u regjistruan 17,553 raste të reja me koronavirus të enjten dhe 941 të vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: