Një gjumë më i mirë apo një humor më i ngritur? Kalimi i kohës në diell ka anët e veta pozitive dhe ato negative, të cilat do t’i mësoni më poshtë

Irritim lëkure
Vite të ekspozimit të pambrojtur ndaj diellit mund të çojnë drejt lëkurës së kuqe dhe të irrituar, sipas Jason Reichenberg, profesor i shkollës mjekësore në Teksas. Me kalimin e kohës, dielli e hollon lëkurën dhe dobëson strukturën rreth enëve të gjakut në faqe dhe lëkurë.

“Të gjitha blloqet e lëkurës shkrijnë, thuajse si te një vezë”, sqaron dr. Reichenberg. Kur ky proces i shkrirjes ndodh, kolagjeni në lëkurën tuaj përhapet dhe lejon që enët e gjakut të bëhen më të dukshme në lëkurë. Fatkeqësisht, kjo gjendje është e pakthyeshme kur fillon.

Gjumë më i mirë
Një studim i vitit 2013 nga Universiteti i Kolorados, zbuloi se drita natyrore e diellit rregullon ritmin e brendshëm të orës biologjike të trupit dhe standardizon ciklet tuaja të gjumit.

Sipas studimit, ora juaj natyrore e gjumit koincidon me lindjen dhe perëndimin e diellit. Kur e ekspozoni rregullisht veten ndaj dritës së diellit, trupi juaj mund të sinkronizohet më mirë me ciklin natyror të dritës dhe kështu ju flini më mirë.

Humor më i lartë
Kërkimet tregojnë se dielli është i përbërë kimikisht për t’ju bërë të buzëqeshni. Sipas një studimi të vitit 2014 nga Shkolla e Mjekësisë së Harvardit ekspozimi në diell është i lidhur me çlirimin e kimikatit që na bën të ndihemi mirë, ashtu sikurse çlirohet sa herë që bëjmë ushtrime trupore. Megjithatë, studiuesit kanë paralajmëruar se ekspozimi i zgjatë në diell mund të çojë në varësinë ndaj diellit.

Një rritje e niveleve të vitaminës D
Nuk është sekret fakti që shpenzimi i kohës jashtë është një mënyrë e mirë për të marrë vitaminë D. Disa studime e kanë lidhur vitaminën D dhe rrezet ultra vjollcë me një shtim të rrezikut të sklerozës apo edhe gripit. Ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të ketë pasoja negative për trupin tuaj nëse shton më shumë seç duhet nivelet e vitaminës D.

Shtrembërim sysh
Për shumë persona, problemet me shikimin vijnë prej plakjes së pashmangshme, por kërkimet tregojnë se ekspozimi ndaj diellit mund t’i përkeqësojë edhe më tepër këto probleme sidomos për personat mbi 40 vjeç.

Kërkimet tregojnë se rrezet ultravjollcë jo vetëm dëmtojnë lëkurën, por edhe sytë tuaj, duke shtuar rrezikun e zhvillimit të katarakteve dhe problemeve me shikimin. Në rastet serioze, kjo mund të çojë në verbërim total.

Skuqje të papritur
Papritur mund të vini re se lëkura juaj merr ngjyrë të kuqe kur ekspozohet ndaj diellit. Reagimi i përskuqjes dhe kruarjes mund të ndodhë pavarësisht kohës së ekspozimit në diell. Reagime edhe më alergjike vijnë për shkak të sëmundjes së quajtur profiria, e njohur gjithashtu si sëmundja e vampirëve. Kjo shkaktohet nga mutacioni gjenetik ose problemi në mëlçi, duke sjellë lëkurë shumë të kuqe.

Lëkurë të plakur
Dielli mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e plakur përpara kohe. Këtu përfshihen rrudhat dhe pikat kafe në lëkurë. Me disa ndryshime të vogla të stilit të jetesës, si mbajtja e kapelave apo aplikimi i kremit kundër diellit çdo ditë, ju mund të mbroni lëkurën tuaj.

Përmirësim të akneve
Në doza të kufizuara dielli mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të caktuara të lëkurës. Për ironi, mënyra se si dielli ndihmon me problemet e lëkurës është e njëjta me atë të shkaktimit të kancerit në lëkurë. Dielli ul sistemin imunitar në lëkurë dhe kjo pakëson mbrojtjen kundër kancerit dhe rrit shanset tuaja të zhvillimit të melanomës.

Pika kafe në trup
Herën tjetër që të shijoni një koktej të ftohtë në diell mos harroni të keni një formë të kujdesit të lëkurës suaj të hedhur nëpër trup, në mënyrë që të mos ju shfaqen pika kafe gjatë javëve në vijim.

Ekspozimi i vetes ndaj frutave, bimëve dhe madje parfumeve me përmbajtje frutash në diell mund të çojë në pika të kuqe në pikën e kontaktit me lëkurën.

Jetëgjatësi
Sipas një studimi të fundit të një universiteti në Suedi, shmangia e diellit mund të jetë po aq problematike për jetëgjatësinë sa konsumi i cigareve. Studimi, që analizoi 30,000 gra suedeze të moshës mbi 20-vjeçe, zbuloi se jetëgjatësia e atyre që shmangnin diellin ishte 2.1 vite më e shkurtër
Gratë që ekspozoheshin më tepër në diell kishin rrezik më të ulët të prekjes nga sëmundje si skleroza, diabeti dhe sëmundjet e zemrës. Gjithsesi, ekspertët paralajmërojnë të mbani krem dielli, syze dhe kapela kur ekspozoheni ndaj diellit. (shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb