Dy shqiptarë dhe një rumune kanë dalë para gjykatës së Lantdit në Frankfurt, pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh. Albinfo.ch shkruan se Mehmet G., 58 vjeç dhe i biri i tij, Visari (34) të dy kosovarë bashkë me një grua me emrin Nadia (42 vjeçe), kishin nisur nga fundi i vitit 2016 deri në fillim të vitit 2018 të “ndihmojnë” qytetarë jashtë BE-së për të rregulluar qëndrimin në Gjermani.

Për këtë qëllim ata kishin përdorur “marifetin” e njëjtë: Gra nga Rumania dhe Bullgaria, të interesuara për martesë, dhe kryesisht i martonin me kosovarë, të panjohur për to. Martesa kryesisht bëhej në Kosovë ose në Danimarkë.

Po ashtu, banda i pajiste gratë në fjalë me kontrata të falsifikuara të qirasë dhe të punës si dhe i shoqëronte të posamartuarit në takimet e domosdoshme të tyre me autoritetet shtetërore. Në momentin kur burrat nga Kosova i kishin në duar letrat e nevojshme për qëndrim të paktën 5 vjeçar në Gjermani, zonjat ktheheshin në vendin e tyre. Ndërkohë, nëse të akuzuar pranojë akuzat, atëherë 58-vjeçari mund të dënohet me 3 vite burg, djali me 1 vit e gjysmë, ndërsa gruaja mund të shpëtojë në liri me kusht.

Mehmeti do të dënohet me rreth tri vite e gjysmë burg, Visari me 2 vjet e gjysmë ndërsa Nadia, mund të shpëtojë me burg me kusht. Mësohet se shuma që merrte Mehmet G., për çdo martesë ishte mbi 10.000 euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb