Në rrëfimin e tij mbi eksodin e ambasadave, gazetari Hamdi Jupe, tregon se cfarë ndodhi ditën e 2 korrikut 1990. Ai kujton se në mëngjes pa turma njerëzish, por në gazetë nuk kishte asgjë të botuar.

Por sipas tij 2 korriku nuk ishte i papritur, pasi në fillim vëllezërit Popa nga ambasada italiane, dhe më pas 10 pastrues të Tiranës që u futën në ambasadën turke dhe e fituan azilin politik.

“Një ditë në mëngjes shkoj në gazetë dhe zbres te klubi i gazetarëve. Atje kam parë turmat e njerëzve, shohim gazetën.. asgjë e botuar . Ne e dinim që përditë atje po hynin njerëz, po që nuk shkruhej as gazeta jonë, as gazetat e tjera. Kjo punë vijoi 10 ditë dhe më pas atyre iu dhanë pasaportat. Pati ndërhyrje nga Perez de Cuellar që kishte qenë në Shqipëri dhe ata ikën.

2 korriku nuk ishte i papritur, sepse kur erdhi Perez de Cuellar në Shqipëri ai kërkoi që dy vëllezërit Popa nuk Durrësi qe rrinin prej 5 vitesh në ambasadën italiane të lejohet të shkojnë në Itali dhe qeveria i lejoi ata. Pas kësaj 10 pastrues të Tiranës, natën futen në ambasadën turke, kërkojnë strehim politik aty. Ambasada i çon te hotel Arbëria se nuk kishte vend, ku ti çonte. Shkon Adil Carcani në Turqi kthehet e presin mirë ata, dhe sapo kthehet i lë të ikin ata në Turqi. Tani njerëzit shikonin, që mund të futeshe në ambasadë, dhe tç jepej pasaporta.

Këtu lind dyshimi që vetë sistemi ishte I interesuar të kishte disa shfryrje. Varfëria ishte absolute, nuk gjeje vezë, qumësht, blihej me triska. Popullsia ishte 4 fishuar si asnjë vend të botës. Politika e gabuar e sistemit e kishte asfiksuar ekonominë. Në Dibër e gjeta pazarin plot me mall, në 1981 u shkatërrua tëresisht. Tani si do ushqeheshin këta njerëz. Kjo ishte situata, humusi ku u ngrit kjo pakënaqësi. Por ka shumë hipoteza pse shpërtheu më 2 korrik, disa e lidhin me Kosovën. Disa ishin të interesuar për destabilizim në Shqipëri” kujton Hamdi Jupe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb