10 tituj në fushë, Champions League sjell në mbrëmje “ajkën” e futbollin europian. Barcelona kundër Bayern është maksimumi që mund të ofroj ky turne në këto kushte emergjence, për fat të keq kjo sfidë do të luhet pa tifozë dhe do të jetë një ndeshje teke. Në periudhën post lockdoun, dy ekipet shfaqën një imazh ndryshe, bavarezët dominuan Bundesligën ndërsa Barcelona i dorëzoi titullin Real Madrid. Setien ndeshje pas ndeshje duket me një këmbë larg “Camp Nou” ndërsa Flick fitoi besimin e drejtuesve duke rinovuar kontratën. Ndryshe nga La Liga, në Champions Barcelona shfaqi një ekip me shumë grinte e me klas, ishte Barcelona e vërtetë, këtë e vërtetuan përballë Napolit.

Messi Barcellona
Messi Barcellona

Pavarësisht ndasive të mëdha me trajnerin dhe me drejtuesit e klubit, Messi konfirmoi se këto detaje nuk kanë asnjë ndikim për të në fushë, kundër Napolit shfaqi versionin e tij më të mirë, lider i vërtetë. Nga ana tjetër e sfidon golashënuesi më i mirë i Champions League, Robert Lewandowski me 13 gola, një “bomber” që po përjeton sezonin e tij më të mirë në karrierë.

Lewandowski
Lewandowski

Ndryshe nga sfida kundër Napolit, trajneri Setien ka arritur të rikuperoj Vidal dhe Busquest të cilët së bashku me De Joung do të formojnë mesfushën përpara treshes Messi-Suarez-Griezmann. Hansi Flick është i detyruar të improvizoj në mungesë të Pavard, pritet të rikthej Kimmich në të djathtë të mbrojtjes ndërsa Thiago me Goretzka do të formojnë dyshen e mesfushës. Ofensiva do ti besohet treshes Gnabry-Muller-Coman të cilët do të mbështesin Lewandowski.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb